Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrë masa konkrete për nxitjen e punësimit dhe do të subvencionojë prodhimin bujqësor pas fitimit të zgjedhjeve më 28 qershor. Me këto fjalë u është drejtuar kreu Ilir Meta simpatizantëve të partisë së tij në një tur takimesh në Korçë dhe në komunën Buçimas në Pogradec.

Ilir Meta:Punësim të vazhdueshëm e të qëndrueshëm, kjo do të jetë kryefjala e çdo politike ekonomike dhe fiskale në mënyrë që ne të japim mundësi të gjithëve të punësohen. Në mënyrë që ne të nxisim bizneset jo të shkurtojmë vendet e punës nga presioni dhe terrori fiskal që ushtron administrata e sotme.”

Në këto takime Meta shoqërohej nga sekretari  i përgjithshëm  LSI-së Petrit Vasili./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini