“Mirënjohje për solidaritetin, vëllazërinë dhe ndihmën e pashembullt”

Djemtë e ardhur nga Kosova që nuk kursyen as jetën e tyre gjatë operacioneve të ekip-shpëtimit u cilësuan heronj të tërmetit, ndaj dhe në shenjë vlerësimi u nderuan në një ceremoni të vecantë nga Presidenti Ilir Meta.

Kosova ishte e para që iu gjend në krah Shqipërisë në tragjedinë e 26 nëntorit, ku forcat e sigurisë, njësia speciale operative e policisë së bashku me punonjës të zjarrfikësve dhe ekipeve të minatorëve iu përgjigjen thirrjes për ndihmë.

Për kreun e shtetit shqiptar, tragjedia e 26 nëntorit provoi se themelet e solidartetit mbarëshqiptar janë më të forta se kurrë.

 “Kosova krenare për forcat e sigurisë së saj që demostruan. Çdo vend i Natos do ishte krenar për atë që keni shfaq për të shpëtuar jetë njerëzish dhe kush shpëton jetë shpëton një botë të tërë. Ju shpëtuat dhe ndihmuat dhe ju jemi mirënjohës, solidaritet vëllazëror e ndihmë të pashembullt….

Vlerësimet për Forcat e Sigurisë së Koosvës nuk munguan as nga Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

 “Me gatishmërinë tonë, duke vënë në funksion të gjithë mekanizmat shtetëror ndaj vëllezërve dhe motrave andej kufirit, morëm një mesazh historik, se ne shqiptarët nuk jemi më në dimrin e vetmisë së madhe”.

Në ceremoninë e organizuar në Kazermën Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Adem Jashari” në Prishtinë, nuk mungoi as heroi i quajtur Sadak, që shpëtoi jetë njerëzish nën rrënojat e Durrësit e Thumanës pas tërmetit.

Tv Klan