Vepra më e madhe e shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë. Kështu e ka cilësuar kryetari i Partisë Socialiste për Integrim Ilir Meta, rrugën Durrës-Kukës gjatë vizitës që zhvilloi pikërisht në segmentin Rrëshen-Kalimash, një ditë pas 1 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu kreu i Socialistëve për Integrim e cilësoi rrugën si një vepër e standardeve europiane.

Ilir Meta:Sot është një nga ditët me të bukura në jetën time, për arsye se së bashku edhe me shumë kolegë të tjerë jemi dëshmitar të një vepre madhështore të ëndërruar nga të gjithë shqiptarët dhe breza e sotëm dhe brezi ynë janë fatlum, sepse në gati 1 dekadë shqiptarët kanë bërë realitet dy ëndrra të cilat janë pikërisht liria e Kosovës dhe tashme edhe kjo vepër gjigande.”

Ilir Meta bëhet kështu i pari kryetar partie nga e majta që sheh nga afër ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës në të cilën sipas opozitës janë përfshirë në korrupsion zyrtarë të lartë të qeverisë. 

Ilir Meta:Qeveria ka dhe përgjegjësinë e vet për të gjitha procedurat do të thosha të nxituara apo jo korrekte, po nuk jam këtu as si ekspert i prokurorisë dhe as i gjykatës, sepse unë besoj tek drejtësia e pavarur.”

I pyetur nëse do të sugjeronte dhe krerë të tjerë të opozitës për të parë këtë vepër, Meta përgjigjet:

Ilir Meta:Ne për inat të Sali Berishës nuk do dalim nga Maqedonia për të kur në Kosovë.”/tvklan.al