Ilir Meta: “Panik sondazhesh e porositura nga Rama dhe nga Berisha, jo vetëm që nuk frenojnë dot rrjedhjen e elektoratit të tyre  të zhgënjyer nga mashtrimet  e tyre, nga keqqeverisja e të dyve, por njëkohësisht nuk i shpëtojnë dot nga ai ndëshkim i jashtëzakonshëm që i pret n 28 qershor. Deklarimet e përfaqësuesit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dje lidhur me rritjen ekonomike më të ulëtën të parashikuar në vend që pas krizës së jashtëzakonshme të vitit 97 tregojnë qartë rrezikun që i vjen stabilitetit të vendit dhe njëkohësisht mirëqenies dhe standardit të jetesës së shqiptarëve nga vazhdimi i keqqeverisjes së Z. Berisha.”/tvklan.al