Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Forcat e Natos do të hyjnë në Kosovë me një mision ushtarak paqeruajtës. Ka deklaruar kështu Ministri Gjerman i Mbojtjes Rudolf Sharping, i cili ka qëndruar sot disa orë në Tiranë. Takimin e parë ai e ka zhvilluar me homologun Hajdaraga, i cili është shprehur për vazhdimin e bombardimeve dhe realizimin e pesë kushteve të Natos nga Millosheviçi.

Sharping jo vetëm ka siguruar për zbatimin e këtyre kushteve por është shprehur se vetëm një prezencë ndërkombëtare e armatosur në Kosovë mund të zgjidh krizën.

Çdo shmangie nga pesë kushtet dhe ndalimi i bombardimeve ka theksuar kryeministri Majko në takimin me Ministrin Gjerman të Mbrojtjes Sharping, do ta zhysnin gjithë rajon në destabilitet. Tashmë MIllosheviçi vijo ai po bie bashkë me konceptin e Jugosllavisë së mbetur që po shkon drejt desintregimit duke u krijuar në rajon balanca të reja.

Ndërkohë Majko ka nënvizuar faktin se UÇK është e pranishme në Kosovë dhe është orientuar si një strukturë dhe formacion i rregullt ushtarak. Sharping ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e madhe që merr në këto momente uniteti i gjithë faktorëve politikë në Kosovë.

Pasi është takuar dhe me presidentin e Republikës Rexhep Mejdani ministri Gjerman i Mbrojtjes ka dalë në një konferencë për shtyp.

Shqiptarët e shpërngulur me dhunë tha Sharping nuk do të rikthehen pa mbrojtjen dhe prezencën ushtarake. Zgjidhja politike pavarësisht nga mënyrat e gjetjes së saj vijoi ai, do të shoqërohet me krijimin e një force ushtarake paqeruajtëse. Ndërkohë Sharping theksoi se pavarësisht nga përpjekjet politike masat ushtarake do të vazhdojnë derisa Millosheviçi të tërhiqet. Është i nevojshëm tha Sharping krijimi i një pakti stabiliteti për gjithë rajonin/tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego