Diktatori Millosheviç nuk duhet të lejohet të arrijë qëllimet e tij në Ballkan. Ka folur me tone të ashpra numri një i sigurisë austriake Feisland në takimin me Ministrin e Mbrojtes Shqiptare Luan Hajdaraga. Feisland ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar duhet të përdorë të gjitha mjetet përfshirë ndërhyrjen tokësore të NATO-s për të nënshtruar Millosheviçin.

Me çdo kusht vijoji Ministri i Mbrojtjes Austriake refugjatët kosovarë duhet të kthehen në shtëpitë e tyre para fillimit të dimrit. Provokacionet në kufi, ministri Hajdaraga i cilësoi shumë të rrezikshme për përhapjen e konfliktit ndaj ushtria shqiptare është e vendosur në mbrojtjen e kufijve. Asnjë zgjidhe e pjesshme dhe vetëm plotësimi i kushteve të NATO-s do t’i jepte fund konfliktit në Kosovë përfundoi Hajdaraga./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame