Televizioni Kombëtar Klan preku një moment historik me emisionin  “E Diela Shqiptare”, duke u bërë pjesë e një lidhjeje direkte me “Domenica In” emisionin më të ndjekur në Itali. Ekrani më i dashur i shqiptarëve dhe Ardit Gjebrea, u tregojnë kështu italianëve që edhe në Shqipëri bëhen spektakle të përmasave të Rai Uno, njërit prej kanaleve më prestigjioze në Europë.

Për të parën herë në historinë e medias shqiptare, miliona teleshikues në Itali kanë ndjekur të dielën shqiptare nëpërmjet Rai Unos. Dy produksionet më të mëdha të  televizioneve shqiptar dhe italian “Domenica in” dhe “E Diela Shqiptare” kanë përshëndetur njëri-tjetrin në një lidhje të drejtpërdrejt të pritur me ovacione në të dy studiot.

Me këtë lidhje Ardit Gjebrea dhe Pippo Baudo shoëmenët e këtyre transmetimeve maratonë në Shqipëri dhe në vendin fqinj shënojnë startin e një bashkëpunimi mes dy televizioneve. Është vetëm hapi i parë në një tjetër dimension të realitetit televiziv shqiptar, i prekur për herë të parë nga TV Klan. Një bashkëpunim që u kërkua dhe nga vetë ikona e ekranit italian Baudo.

Kjo lidhje përkojë me një tjetër prezencë jo të rastësishme shqiptare në studiot e televizioneve italiane. Ku në atë të Rai Unos performojë tenori shqiptarë Armando Kllogjeri, i konsideruar si pasardhësi i denjë i Luciano Pavarottit. Si kundër koencidojë dhe me një tjetër fakt historik për të dy prezantuesit ditën e tyre të lindjes.

Pippo Baudo: Ti sa vjeç je?

Ardit Gjebrea: “Unë kam lindur në 7 Qershor të 1963”.

Pippo Baudo: “Si unë!

Ardit Gjebrea: “Në 7 Qershor të 1963”.

Pippo Baudo: “Unë, në 7 Qershor të 1936. Je djali im!”

Ishte ky moment kulminant i këtij emisioni me këtë ndërhyrje reciproke në një prej emisioneve më me traditë të Rai Uno. Por “E Diela Shqiptare” solli ashtu si në takimet e saj të më pashme edhe rubrika të tjera me informacione sportive, performancën e këngëve konkurruese të festivalit Kënga Magjike, lojëra dhe debatin e rubrikës pro dhe kundra…./tvklan.al