Alvaro Morata është zyrtarisht një futbollist i Milan. Klubi italian konfirmoi firmosjen e marrëveshjes me sulmuesin spanjoll deri në 30 Qershor të 2028.

Atletico Madrid do të përfitojë 13 milionë Euro nga kjo lëvizje. 31-vjeçari rikthehet në Itali si kampion Europe.

Më herët Alvaro Morata është aktivizuar me Juventus nga 2014 deri në 2016 dhe nga 2020 deri në 2022. Morata do të mbajë numrin 7 te Milan që këtë sezon ka për trajner portugezin Paulo Fonseca.

Sipas mediave, sulmuesi 31-vjeçar do të përfitojë 4,5 milionë Euro neto në sezon.

Alvaro Morata është afrimi i parë i rëndësishëm për Milan e sezonit 2024-2025.

Tv Klan