Franca nis rrugëtimin në Europian ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D.

Pas fitores së Holandës, kombëtarja e “gjelave”, do të kërkojë të ndjekë hapin e rivalëve, për të marrë kryesimin.

Franca shihet si një nga favoritet për të fituar Euro 2024 dhe do të kërkojë ta nisë këtë kompeticion me fitore.

Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët. Kjo ndeshje do të transmetohet në Tv Klan, ashtu si edhe takimet e tjera të Europianit.


FORMACIONET ZYRTARE:

Austria: Pentz, Posch, Danso, Wober, Mwene, Seiwald, Sabitzer, Grillitsch, Baumgartner, Laimer, Gregoritsch.

Franca: Maignan, Theo Hernandez, Saliba, Upamecano, Kounde, Griezmann, Kante, Rabiot, Thuram, Mbappe, Dembele./ tvklan.al