Romelu Lukaku, e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme këtë Europian me Belgjikën. Sulmuesi humbi disa raste të arta shënimi ndaj Sllovakisë, në humbjen 1-0.

Pas tentativave të pasuksesshme, 31-vjeçari, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 56-të, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Lukaku ishte i pafat edhe në minutën e 86-të, kur iu anulua një tjetër gol, këtë herë për prekje me dorë të Openda gjatë aksionit.

Euro 2024, ka nisur “ters” për sulmuesin belg, që shpreson të ndryshojë situatën për ndeshjet e ardhshme.

Të gjitha ndeshjet e Europianit, transmetohen ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan./ tvklan.al