Bushi: Ekipi ynë reagoi për dy ditë. Djemtë treguan se kanë potencial dhe personalitet. Ndryshim total. Ishtë një rast i mirë për të marrë tre pikë dhe me Spanjën nuk do të jetë e thjeshtë. Po të merrje 3 pikë sot me 90% ishte i kualifikuar.

Peço: Te Kroacia morën masa në pjesë e dytë. Por ne kemi në Kombëtare disa lojtarë që nuk kanë ritëm të lartë për momentin sepse nuk luajnë rregullisht. Presioni i madh i kroatëve bëri që ne të mos dilnim shume përpara. Unë do të doja që ndërrimet të ishin bërë më herët dhe Laçi të mos zëvendësohej. Ne e filluam mirë pjesën e pare, por kur trajneri futi Seferin dha mesazh që do të mbrohemi. Në pozicionin e Asanit, me zëvendësim, duhet të hynte Arbër Hoxha. Ne do të qëndronim më lart në fushë. Sot ishte fati për të fituar tre pikë.