Sesioni i parlamentar pritet të përfundojë me mbajtjen e dy seancave që do të zhvillohen ditën e enjte dhe të premte për shkak të agjendës së ngjeshur.

Tema kryesore këtyre seancave mbetet reforma zgjedhore dhe propozimet e Grupit të Dialogut të cilat janë ende në fazën e diskutimeve në nivel politik.

Edhe pse deri më tani ky grup dështoi të kishte propozime të përbashkëta mes mazhorancës dhe opozitës, Beldi Çuçi është shprehur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS se në rast se palët arrijnë një dakordësi në ditët që kanë mbetur atëherë këto propozime do të paraqiten seancën plenare ditën e premte.

PS ka bërë propozimet e saj pa dakordësinë e opozitës, ku ka vendosur theksin te vota e diasporës dhe te hersi, duke përjashtuar nga drafti i saj kushtet e PD për koalicione parazgjedhore dhe lista të hapura.

Në seancën e fundit të këtij sesionin parashikohen të zhvillohet dy interpelanca me ministrat Blendi Gonxhaj dhe Ervin Mete si dhe do të paraqiten dy raportet vjetore të disa institucioneve të pavarura dhe disa projektligje “Për Policinë e Shtetit”, “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, si dhe disa akte të tjera. 

Më pas do të ketë edhe diskutime për çështje të tjera komunitare të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

Klan News