Ekspertët: Të prekurit me grip tipi A, Omicron dhe Delta

Një sërë infeksionesh respiratore, gripi por edhe Covid po i çojnë çdo ditë njerëzit në dyert e mjekut të familjes. Ekspertët e kanë thënë dhe më herët që këtë dimër do të kemi një bashkëqarkullim të dy viruseve, si influencën, ashtu edhe Sars Cov 2.

Eugena Tomini: Kemi bashkëshoqërim të Sars Cov 2 me mutacionet e tij dhe ndërkohë prezencën e gripit. Ndërkohë dua të theksoj se jemi në pikun e sezonit të dimrit, qarkullimit të infeksioneve të tjera respiratore, por deri në këto momente kemi të gripit të tipit A dhe kemi Covid-19 që sundon varianti i Omicron dhe Deltës.

Ndërsa të gjithë virozat janë në qarkullim, Covid-19 është ai që predominon.

Eugena Tomini: Jemi në javën e 3-të të Janarit, me 18 550-18 600 raste përsa i përket infeksioneve të sipërme dhe infeksioneve të poshtme respiratore. Predominon Covid-19, Sars Cov 2, Omicron krahasur me variantin Delta.

Vaksinimi kundër gripit ashtu edhe kundër Sars Cov 2 rekomandohet nga ekspertët për të krijuar mbrojtje nga format e rënda të sëmundjes. Vaksinat mund të injektohen në çdo kohë me kushtin e vetëm që personi duhet të jetë i shëndetshëm dhe pa simptoma të sëmundjes.

Tv Klan