Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Neritan Ceka:- Kjo tryezë nuk ka luajtur ndonjë rol të veçantë, sa herë janë ndërruar qeveritë në Shqipëri, sa herë janë ndërruar e ministrat, siç ishte rasti i fundit i largimit të Preç Zogaj dhe humbjen e vendit të Aleancës në qeveri, kjo tregon që tryeza politike nuk ka asnjë rol. Megjithatë ne e vleresojmë tryezën në momentin kur po afrojnë zgjedhjet lokale. Kjo tryezë duhet të mblidhet të percaktojë alternativat me të cilat do të dalë koalicioni, cili do të jetë roli i çdo partie në këtë koalicion, në fushatën elektorale dhe programin e përbashkët elektoral.

Gazetarja:- Ndërkohë mendohet se do të pranohen përfaqësuaesit tuaj në këtë tryezë?

Neritan Ceka:- Unë mendoj që tryeza e koalicionit nuk është një klasë shkolle, që nxënësi duhet të vi me prindërit. Mendoj se edhe dokumenti i parë e parashikon rastin që në mungesë të kryetarit ose sekretarit të përgjithshëm, presidenca e partisë të caktoj një person. Ne kemi caktuar për këtë tryezë Pirro Priftin. Ky nuk do ndryshoj sepse i ka marrë të gjitha porositë nga ne. Ka bërë përgatitjen për diskutimin mbi dokumentin dhe është njeri plotësisht kompetent./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego