Gjatë intervistës së Taulant Ballës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Spartak Koka e pyeti për përfshirjen e policisë në krim. Duke i kujtuar deklaratën e tij të vitit 2013, gazetari i drejtoi ministrit të Brendshëm pyetjes se kujt do t’i kërkonte dorëheqjen nëse do të ishte “Taulant Balla i 2013-ës”.

Spartak Koka: Nëse do të ishit Taulant Balla i 2013-ës, kujt do t’i kërkonit dorëheqjen për gjithë këta dhjetëra drejtues policie të cilët jo vetëm që drekojnë, por janë hjekës, organizatorë, bashkëpunëtorë në vrasje dhe në ndihmë të organizatave dhe grupeve kriminale më të rëndësishme në këtë vend, po flasim për dhjetëra dhe ju, Taulant Balla i 2013-ës, kujt do t;i kërkonit?

Taulant Balla: Ah sa do të doja unë që të kisha dhjetëra drejtorë të knfirmuar.

Spartak Koka: 69 i ke vetëm nga SPAK-u. Drejtori i Lezhës, ja ku e ke!

Taulant Balla: Tani më falni, s’më kishte ndodhur ndonjëherë të të kisha në debat por…

Spartak Koka: Ne po bëjmë debat që ta bëjmë edhe bashkëbisedim.

Taulant Balla: Më i larti ndër ta i evidentuar nga unë, unë flas me letra, nuk jam gazetar, jam zyrtar.

Spartak Koka: Ose më kthe përgjigje për Taulant Ballën e 2013-ës ose thuaj s’kam përgjigje.

Taulant Balla: Nuk shkon se është çështje mungese kulture

Spartak Koka: Nuk është mungesë kulture, ne po kërkojmë standardin, tani po flasim për standard.

Taulant Balla: Personi më i lartë ndër ta është vetëm ishdrejtori i njësisë operacionale.

Spartak Koka: Po drejtori i Lezhës?

Taulant Balla: Të lutem tani se po flas unë. Ju thatë dhjetëra.

Spartak Koka: 69 s’janë dhjetëra?

Balla u shpreh se ai nuk ka ndryshuar në asnjë moment. Ai tha se akuzat e atëhershme dhe të tanishme janë të njëjtat.

Taulant Balla: Taulant Balla nuk ka ndryshuar në asnjë moment. Të njëjtat akuza që kam bërë në opozitë, të njëjtat akuza i bëj edhe sot. Të gjitha ato akuza i kam vazhduar deri ën fund sepse kam bërë akuzë për kompleksin Partizani në 2011, kam depozituar të njëjtin kallëzim në 2020.  Sa i përket Policisë së Shtetit, në ditën e parë të punës kam thënë atë që kam thënë në 2013, kam thënë që merreni deklaratën time, në 15 korrik kam marrë detyrën, kam thënë e para mos më thoni mua që ka punonjës policie të painkriminuar, që pas çdo bime kanabis të pazbuluar fshihet një polic dhe pas çdo are me kanabis fshihet një shef komisariati. Ajo që thashë më dha të drejtë sepse vetëm 3 javë pasi isha në detyrë kemi kapur policë që mbronin arë me kanabis dhe shefa komisariati që ne e kërkonim një prej personave më të kërkuar në vend, G.Ç në të gjithë Shqipërinë, na lëvizte me makinën e shefit të komisariatit. E kemi arrestuar shefin e komisariatit.

Ne do të vazhdojmë. Për ne është shumë e rëndësishme që ne të krijojmë një kulturë tjetër. Unë nuk kam thënë asnjëherë, nuk gjen dot asnjë deklaratë timen që ne e kemi fituar këtë betejë, jemi vetëm në fillimin e një revanshi të shtetit  kundër krimit të organizuar. Është e vërtetë që në Tiranë ka pasur  raste kur personat që diheshin që ishin në kërkim lëviznin lirshëm dhe shkonin edhe nëpër lokalet e Tiranës, bënin presion. Një gjë e tillë nuk ndodh dhe do të kisha pasur shumë dëshirë për të folur për sezonin  turistik, e vërteta është që Shqipëria sot, Tirana sot është kryeqyteti më e sigurt se pjesa më  e madhe e kryeqyteteve europiane./tvklan.al