Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetarja: Jemi në shkollën “Pjetër Budi”, ku janë të vendosura dy qendra votimi, ajo me numër 1901 dhe me numër 1902, ku sot paradite kanë votuar dy kandidatët kryesor për kryetar bashkie, kryetari aktual i bashkisë së Tiranës dhe kandidati i PS Edi Rama dhe kandidati i PS Spartak Ngjela. Ka vetëm pak minuta që janë mbyllur qendrat e votimit dhe ka nisur procesi i numërimit të votave, por që nuk është i lejueshëm për kamerat e televizioneve.

Jemi në Qendrën e Votimit nr. 1857 dhe këtu ka vetëm pak minuta që është mbyllur qendra e votimit dhe kanë nisur procedurat për numërimin e fletëve të votimit. Edhe në këtë qendër votimi vihet re një përqindje shumë e ulët e votuesve, kështu nga 1008 persona të regjistruar në listat zgjedhore kanë votuar vetëm 347 persona./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka