Kancelarja gjermane Angela Merkel nisi paradite një raund të ri negociatash me kreun e socialdemokratëve, Martin Schulz dhe aleatin e saj tradicional, socialkristianin bavarez Horst Zeehofer.

Qëllimi është krijimi i një koalicioni të gjerë qeverisës.

Formimi i qeverisë së re e ka futur politikën gjermane në ngërç prej 3 muajsh. Në zgjedhjet e shtatorit, kristiandemokratët dhe socialkristianët morën shumicën, por pa mundur të sigurojnë votat parlamentare për formimin e qeverisë.

Martin Schulz tha se socialdemokratët do të qëndronin në opozitë pas bashkëqeverisjes 4-vjeçare me kancelaren Merkel. Por ai ndryshoi qëndrim, duke marrë edhe miratimin e bazës së partisë, pas dështimit të përpjekjeve për të formuar qeverinë e re me Liberaldemokratët dhe të Gjelbrit.

Tema më e nxehtë e negociatave me socialkristianët pritet të jetë politikat për refugjatët dhe emigrantët. Martin Schulz, i zgjedhur rishtas në krye të socialdemokratëve kërkon përcaktimin e rregullave të qarta për hyrjen e refugjatëve në zonën Shengen, ndërsa është kundër politikës së Merkelit për dyert e hapura për ta.

Negociatat do të zhvillohen për 5 ditët në vazhdim. Pas takimit të parë mes liderëve të partive, axhenda e negociatave parashikon diskutime në nivel ekspertët për çështje që nisin nga financat e deri tek ambienti. Secila nga tre partitë përfaqësohet në bisedime me 13 ekspertë të fushave të ndryshme.

Tv Klan