Kancelarja gjermane në largim u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se situata pandemike në Gjermani është dramatike edhe pse vendi ka një qeveri në funksionalitet të plotë.

Çdokush që vaksinohet mbron veten dhe të tjerët. Dhe nëse vaksinohen mjaft njerëz, kjo është mënyra për të dalë nga pandemia“, u shpreh ajo.

Merkel shtoi se duhet të ketë një “përpjekje kombëtare” për të filluar shpërndarjen masive të dozave përforcuese, pasi mbrojtja e ofruar nga vaksinat ka filluar të  bjerë me kalimin e kohës.

Në Gjermani gjithnjë e më shumë landet po përjashtojnë aksesin e të pavaksinuarve nga restorantet, baret dhe ngjarjet kulturore.

Përveç Berlinit, edhe landet e Saksonisë, Bavarisë, Baden-Wuerttemberg dhe Hamburgut njoftuan masa shtrënguese. Gjermania ka shënuar 52,826 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa 294 njerëz kanë  humbur jetën. Aktualisht është vaksinuar 67,6% të popullsisë, ndërsa 70,1% ka marrë vetëm dozën e parë.

Klan News