Janë minutat e  fundit përpara se të nisë ndeshja e ethshme Shqipëri-Spanjë. Gazetari Glend Tafaj ndodhet në stadiumin në Dyseldorf për të raportuar për emisionin “Euro Zone” në Tv Klan. Pranë tij ndodhet ish-futbollisti Lorik Cana për një intervistë të shkurtër. 

Cana shprehet optimist, por mbi të gjitha dëshiron që ekipi të shijojë lojën dhe të luftojë fort. Sipas tij, ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë edhe pse Spanja nuk luan me formacionin titullar. Por a do ta ‘shpëtonte’ ndeshjen e sotme një Cana në fushë?

Lorik Cana: Kemi 80% të këtij stadiumi, kemi gati 35 mijë, 40 mijë shqiptarë që janë gati të mbledhur. Kemi kapur një çmim që është çmimi çfarë vlerash përfaqësojmë ne si shqiptarë brenda dhe jashtë fushës. Pastaj jemi Shqipëria, kemi dy ndeshje. Kush e kishte menduar që pas Kroacisë e Italisë do të jemi akoma në garë. Kjo është merita e djemve dhe nuk kemi asgjë për të humbur, duhet ta shijojnë çdo minutë dhe të mundohen të kapin më të mirën.

-Sa e vështirë është sot, si mund t’i ndalim këta spanjollë që e terrorizuan italinë? Sot nuk  janë formacioni titullar, por lojtarët e dytë janë po njësoj të aftë, si mund t’i ndalim këto spanjollë që sot të festojmë të gjithë?

Lorik Cana: Kur je nën 23 lojtarë të pëlqen dhe për të përfaqësuar Spanjën mbetet ajo që bëhet më mirë në futbollin europian dhe botëror. Janë nivel shumë i lartë dhe këta lojtarë që do të kenë minuta sot do e shfrytëzojnë për të pasur hapësirë më tutje. Të jeni i sigurtë, nuk do të jetë aspak e lehtë për ne sonte.

-Sa na duhet një Lorik Cana sot?

Lorik Cana: Jo, jo, duhet një zemër shqiptari nga të gjithë ne, performanca në stadium është. Kam shumë besim. Me rëndësi që këta djem të luftojnë deri në moment të fundit, të kënaqen për veten, jo për ne. Duke u kënaqur këta, do të kënaqen të gjithë shqiptarët./tvklan.al