Një familje prej 18 muajsh jeton me një kufomë të mumifikuar, duke refuzuar të pranojë vdekjen e të afërmit të tyre, madje ata edhe e pastronin shpesh trupin e tij.

Burri i njohur si Vimlesh u dërgua në spital në shtetin indian të Uttar Pradesh më 19 Prill të vitit të kaluar, përpara se të ndërronte jetë dy ditë më vonë për shkak të një ataku kardiak.

Pavarësisht se iu dha një certifikatë vdekjeje, familja e tij nuk pranoi që Vimleshi kishte vdekur, përkundrazi duke besuar se ai ishte në koma, raporton Daily Mirror.

Zyrtarët e departamentit të shëndetësisë njoftuan policinë dhe kur vizituan shtëpinë e burrit, gjetën masa ekstreme që familja kishte marrë për të ruajtur trupin.

Kjo përfshinte përdorimin e produkteve të pastrimit në lëkurën e tij, të cilat duket se kanë ndaluar rritjen e baktereve në trup dhe kanë parandaluar procesin e kalbjes, si dhe masazhe të rregullta me vaj.

Kondicioneri ishte i ndezur 24 orë në ditë, gjë që ndihmoi në heqjen e erës së kalbjes dhe fqinjët nuk ishin në dijeni të asaj që po ndodhte.

Zyrtarët raportuan se lëkura e Vimleshit ishte bërë e zezë nga trajtimi i pazakontë. /tvklan.al