Nikola Vlashiç nuk ia ka dalë për t’u rikuperuar nga dëmtimi, duke humbur kampionatin Europian. Mesfushori i Kombëtares kroate shpresonte për të qenë i gatshëm kundër Shqipërisë, por u detyrua të tërhiqej dhe të largohej nga grumbullimi.

26-vjeçari i Torinos pësoi një dëmtim tjetër në seancën stërvitore me skuadrën për të humbur kështu fatin për të qenë pjesë e kampionatit Europian.

Nga ekzaminimet me rezonancë magnetike, u zbulua këputje e lehtë e ligamenteve të muskujve. Një humbje e rëndë për Kroacinë pasi lëndimi i Vlashiç, 52 herë në fushë me kombëtaren nuk e lejon të luaj në ndeshjet e Europianit.

Por ky është lajm i mirë për rivalët, mes të cilëve dhe kombëtarja shqiptare. Kroatët kanë edhe 2 sfida në grupin B pikërisht ndaj kuqezinjve dhe Italisë, ku do të synojë për të grumbulluar pikët e mjaftueshme për tu kualifikuar në turin tjetër të kompeticionit.

Klan News