Shkaktoi ankth dhe frikë, por Kylian Mbappe rikthen qetësinë tek Franca. Sulmuesi ka pësuar një frakturë në hundë përballë Austrisë, gjithsesi do të jetë i gatshëm për të vijuar eksperiencën në Euro2024. Nga ekzaminimet e kryera nga stafi mjekësor, 25-vjeçari ka pësoi thyerje pas përplasjes me mbrojtësin austriak, Kevin Danso.

“Do të bëhet një maskë në mënyrë që të lejojë numrin 10 të ekipit francez të jetë pjesë e ndeshjeve pas një periudhe kushtuar trajtimit mjekësor”, shkruhet në faqen e federatës franceze.

Kylian Mbappe është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze. Lajm i mirë për sulmuesin e Real Madrid, por edhe për kombëtaren e “gjelave”, pasi për momentin ka shmangur operacionin.

Megjithatë, 25-vjeçari nuk është i sigurtë nëse do të jetë nga minuta e parë në ndeshjen e të premtes kundër Holandës. Dy kombëtaret janë në garë për të fituar grupin kualifikues, për ta shndërruar këtë 90 minutësh në tepër vendimtarë për llogaritë e Europianit.

Klan News