Emisioni i datës 12 tetor 2009 drejtuar nga Blendi Fevziu ka në qendër të vëmendjes një intervistë me një ndër personazhet e mirënjohur para dhe pas tranzicionit , një personazh që ka një jetë shumë të gjatë, bëhet fjalë për z.Sabri Godo.

Sabri Godo: Mendoj shpesh për fëmijërinë time në Delvinë.Tani sa më shumë kalon koha aq më shumë jam koshient për atë djaloshin delvinjot  me dëshirat që kishte . Me kalimin e kohës kuptova që isha ai djali që kërkoja gjëra të reja të dilja nga rrethi ku unë jetoja .Delvina është një qytet historik por është një gropë në mes të maleve. Le të themi që në atë kohë kisha një fëmijërëi dinamike në kërkim të gjërave. Ishim një familje ku babi kryesisht ndjestë pastë ishte shumë hijerëndë. Rrallëherë herë ishin rastet kur aim und të kalonte dorën në kokë dhe kjo ishte e shumta që mund të bënte.Ka qenë nëna ajo që na nxiste më shumë kur hera herë kërkonte gjëra të pamundura , kishte shumë guxim , shumë kurajo. Dhe donte medoemos që ne të beheshim diçka. Ishim pra një familje e qetë edhe pa probleme dhe ishim në gjendje të mirë ekonomike që u shkatërrua më pas nga lufta Italo-Greke. Të ishe në gjendje të mirë ekonomike në atë kohë do të thoshte që të kishe 1 mijë krerë dhen siç kishte im atë në periudhë ,  dhe kjo do të thoshte që ishe një aga për atë kohë kur jetonim.

Sabri Godo shprehet gjithashtu se familja e Hetem Totos nuk njihej shumë në atë periudhë kur vetë ky i fundit i kishte dajë dhe në atë kohë ai ishte ministër i brendshëm. Ai kujton se kjo familje përbëhej nga burra kurajoz , të guximshëm dhe arritën të dalloheshin nga të gjithë të tjerët e asaj kohe.

Sabri Godo: Tani me atë që kam dëgjuar unë dhe nga letrat që kam parë, kur mbreti Zog e shkarkoi Hetem Totën nga posti i ministrit të brenshëm pa që në rrethin e tij në Delvinë , pa që aty lëviznin dhe komunikionin njerëz që ishin të pakënaqur atëherë nga Zogu dhe donin që t’a rrëzonin atë. Zogu më pas e gjeti një rrugëdalje, ku mendonte që t’a dërgonte Hetemin në Itali me gradën nënkolonel në një bazë ushtarake. Hetemi e quajti një poshtërim sepse nuk mund të binte në një nivel të atillë.  Ndofta e kishte në mendje kryengritjen sa që një natë u ngrit dhe tha rrëmbejmë armët. Kishte mbështetës gjeneralin Gjylbegun në Delvinë dhe një toger Shtëpani që më pas vdiq në krahët e Ismetit . Kjo është ajo që unë kam në kujtesën time./tvklan.al