Emisioni i datës 4 Janar 2010 në Opinion hapet me jetën dhe veprat e një prej shkrimtarëve por njëkohësisht edhe një prej personazheve kulturor më të njohur të Shqipërisë , Teodor Laço.

Teodor Laço dallohet për një aktivitet letrar për më shumë se gjysmë shekulli , ndërkohë ka qenë edhe ish-ministri i kulturës por edhe njëherazi edhe deputet në disa legjislatura në Parlamentin e Shqipërisë.

Laço është ftuari i rradhës në emisionin drejtuar nga Blendi Fevziu për të folur më së shumti për rrjedhën e jetës së tij kulturore por sa edhe politike njëkohësisht.

Në dy librat që ka botuar së fundmi atë Mjegull por edhe atë një Histori në një dritare në Kremlin për historinë në njëfarë mënyre për Bashkimin Sovjetik dhe Rusisë duket sikur ato paraqesin dy modele të ndryshme kjo e fundit është më së shumti një publicistikë.

Teodor Laço: Në publicistikë unë duket sikur skam qenë aktiv por në vitet 90 në kohën që isha me Partinë Social Demokrate kur botonim “Gazetën Aleternativa” , kam shkruar shumë analiza , vëzhgime dhe madje edhe editorial dhe madje edhe në shtyp nuk është se nuk kam qenë prezent për të dhënë mendimin im për politikën apo për shoqërinë në përgjithësi. Muajin e fundit jam prenoncuar për Aleancën e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Intergrim ku kam botuar edhe një shkrim tek Gazeta Panorama me titullin “Kur i qahet halli kalorësit” kur e kam pas fjalën për Metën . Qëkshu publicistika për mua ka qenë një atraksion një zhaner që më ka tërhequr vazhdimisht dhe kam botuar një libër në vitin 96 që tani ndoshta është harruar pasi nuk ka pasur jehonën e duhur në atë kohë dhe që ka qarkulluar në 97 me titullin “Koha për të kujtuar koha për të harruar” ku janë vitet e mia në politikë nga viti 90 deri në 96 pa guxuar të prek 97.

Duke i kujtuar faktin se babai i shkrimtarit të njohur është lindur në Dardhë por edhe vetë ai , Fevizu pyet nëse kjo ishte e zakonshme për të vend për karrierën që ai vetë do të ndërtonte më pas , ku madje edhe në librat e tij do zinte një vend të veçantë edhe emigracioni i asaj periudhe .

Teodor Laço: Kjo gjë ishte mëse e zakonshme. Në atë kohë Dardha gjithnjë ka pasur burim jetese emigracionin dhe jo vetëm në shekullin e 20 kur ishte babai im në Amerikë por edhe një shekull më parë pasi Dardha është një fshat relativisht i ri pasi ndoshta nuk ka shumë të dhëna historike që është themeluar rreth vitit 1700 në përiudhën ku kishte një presion shumë të madh për ndërrimin e fesë për myslimanizmin nga njerëz të cilët nuk dëshironin t’a ndërronin fenë dhe zhvendosën në një zonë të thellë pyjore pa resurse . Dardha përmendet për herë të parë në një gjeografi të Korçës dhe të Thelasforit të Selanikut në 1905 ku thuhet se ishte fshati më i madh i Korçës bashkë me Dishnicën . Sot Dardha ka mbi 100 shtëpi dhe vetëm 30 prej tyre banohen në mënyrë të përhershme. Tani këtu ka një moment të diskutueshëm kur në një roman që un kam shkruajtur në 78 me titullin “Lëndina e lotëve” , e kam quajtur emigracionin një kirugji të domosdoshme mbi plagën e varfërisë ku pasojat e kësaj plage i kanë vuajtur ata që kanë jetuar të ndarë dhe megjithatë ajo ka sjellë një emancipim të shoqërisë që ishte i ndryshëm nga ai i fshtrave të tjera./tvklan.al