Nga idhull tek zhgënjim për tifozët gjerman. Orangutani Valter ka befasuar me parashikimin e radhës, pasi ka zgjedhur Zvicrën si fitues të duelit të radhës në grupin A. Helvetët sipas 35-vjeçarit Valter do ia dalin për të marrë pikët e plota ndaj vendasve, Gjermanisë.

Me një shkallë suksesi prej njëqind për qind deri më tani për të gjitha ndeshjet e Gjermanisë dhe ndeshjet e luajtura në stadiumin e Dortmundit, tifozët gjerman shpresojnë që Valter të ketë bërë gabimin e tij të parë.

Orangutani nuk është i panjohur për të parashikuar rezultatin e ndeshjeve të futbollit, si në Kupën e Botës, Europian dhe klubet gjermane në kompeticionet e UEFA-s. Gjermania do të përballet me Zvicrën të dielën e 23 Qershorit, pasi është kualifikuar tashmë për në fazën me eliminim direkt.

Klan News