Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po vijon aksionet për eliminimin e abuzimeve në rrjet nga ana e konsumatorëve, si dhe për regjistrimin e tyre. Paraditen e së dielës vetë drejtori i përgjithshëm i OSHSS-së zoti Sahit Dollapi ka udhëhequr një aksion në zonën e Kamzës në kryeqytet, aksion që do të shtrihet në të gjithë vendin.

Sahit Dollapi:Sot jemi në një aksion në zonën Tiranë në një pjesë të së cilës po kryhet një investim rreth 150 milion lekë të vjetra që çon në sistemimin e 400 abonentëve në këtë zonë, çdo konsumator shqiptar që nuk do furnizohet me energji elektrike në asnjë moment në qoftë se ai nuk paraqet dokumentacionin  e nevojshëm, kontratën, pagesat dhe në qoftë se ai është debitor karshi OSSH-së.”

I pyetur në lidhje me ndërprerjet e energjisë ditët e fundit në Tiranë zoti Dollapi tha, se ato kanë ardhur si pasojë e remonteve.

Sahit Dollapi:Është një operacion ose është një kufizim i cili vjen për shkak të një remonti dhe një investimi në linjat 220 dhe 110 të OSTS-së, për të cilën janë lajmëruar të gjithë konsumatorët.”

OSSH deklaron se remontet dhe investime e marra ditët e fundit në të gjithë vendin kanë përmirësuar ndjeshëm rrjetin e shpërndarjes ç’ka minimizon ndërprerjen e energjisë si pasojë e defekteve./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro Operator: Petrit Xhaferri