Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në Shkup të Maqedonisë në datat 20 dhe 25 Prill do të organizohet në qendrën e panaireve, Panairi i 16-të Ndërkombëtar i Librit, me pjesëmarrjen kryesisht të botuesve nga shtetet e rajonit. Botuesit shqiptarë janë pjesëmarrës në këtë panair për të tretën herë radhazi. Lidhja Botuese Shqiptare ka prenotuar dhe ka mundësuar organizimin e një stende të përbashkët me të gjithë botuesit shqiptarë, por duket se jo gjithçka po shkon sipas parashikimeve.

Botuesit shqiptarë të Maqedonisë nuk pranojnë të ekspozojnë botimet e tyre në një panair me ata maqedonas dhe për këtë ka nisur një debat me nota mjaft të nxehta mes kryetarit të Lidhjes së Botuesve Shqiptarë Fatmir Toçi dhe një prej botuesve të Shkupit Azan Dauti. Ky i fundit i ka nisur botuesit Toçi dhe një e-mail mjaft ironizues.

Fatmir Toçi: “Ky ka pasur edhe një letër që është shpërndarë mbi 50 adresa, një kërcënim i hapur që bëhet ndaj botuesve shqiptarë që do të marrin pjesë në Panairin e Shkupit. Unë do t’i thoja këtyre zotërinjve që ka ikur koha e kërcënimeve, mos ta ngatërrojmë kulturën me politikën, duhet të jemi pjesë integrale si intelektualë shqiptarë, për një bashkëjetesë në rajon, sepse nuk ka zgjidhje tjetër për rajonin dhe një mbështetje shumë e fuqishme për marrëveshjen e Ohrit, e cila u ka dhënë një vend mjaft dhe një hapësirë mjaft të madhe shqiptarëve në bashkëqeverisje, në bashkëjetesë në Republikën e Maqedonisë”./tvklan.al

Gazetare – Mira Kazhani