Valentina Leskaj: “Ne kemi qenë, jemi dhe mbetemi për hapjet e të gjitha dosjeve përfshirë dhe të atyre që janë këtu në këtë sallë. Ne kemi depozituar edhe një projekt për këtë gjë. Në fakt juve nuk e keni bërë këtë me këtë projektligj dhe këtë nuk e kemi thënë ne, këtë e ka thënë Bashkimi Europian së fundmi dje. Atje ka pasur, unë do thoshja që deklarata e BE-së fillonte me kërkesën për konsensus politik. Ajo që po bëni juve sot është kundër kësaj linje, është kundër kërkesës së BE-së për konsensus politik. Juve zonjë po fusni parlamentin në krizë duke provokuar opozitën”.

Genc Pollo: “BE dhe Trojka dje, i vë shumë rëndësi dialogut politik në vend si dhe një gjyqësori funksional dhe politikisht i pavarur. Dialogu politik midis mazhorancës dhe opozitës në këtë vend nuk ka munguar dhe produkt i kësaj përpjekje, njëkohësisht produkt edhe i dialogut politik ka qenë miratimi i një sërë ligjesh në 6 mujorin e fundit që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe me prokuroritë të cilat janë miratuar edhe me votat e opozitës”.

Jozefina Topalli: “Të djathtët kërkojnë që këto dosje të funksionojnë për ato që janë në këtë sall, për ato që do jenë në këtë sall, për ato që janë titullarë, për ato që janë në majat më të larta të pushteteve kryesore. Ndërsa ju kërkoni që të futni probleme në shoqërinë shqiptare. Jo zotëri. Ne kërkojmë të bëjmë at që kërkon standardi. Ne nuk merremi me qytetarin thjeshtë, ne nuk merremi me punonjësin e thjeshtë, ne kërkojmë standardet vetëm për nivelet më të larta”.

Astrit Patozi: “Që bashkë me kryetarin tuaj, çlirohuni, çlirohuni, dilni kapërceni komplekset e vjetra, kapërceni lidhjet, kapërceni lidhjet familjare që keni me krimet e diktaturës, sepse Shqipërinë me Europën nuk e ndan ligji i lustracionit, Shqipërinë me Europën, nuk e ndan qëndrimi ndaj të shkuarës, Shqipërinë me Europën e ndan mos distancimi nga krimet kundër njerëzimit. Ne me këtë ligj duam të pastrojmë dhe këtë parlament dhe parlamentin e ardhshëm, por edhe institucionet më të larta të shtetit nga të gjithë fosilet e diktaturës që ende vazhdojnë të jenë kacavjerrur në shtetin e së drejtës”./tvklan.al