Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Parlamenti ka miratuar në parim projektligjin, për mbrojtjen me forcat e Gardës së Republikës së kryebashkiakut të Tiranës. Pas incidentit të fundit ku u sulmua banesa e kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama, qeveria i propozoj parlamentit masa të reja mbrojtëse për të. Mazhoranca mbështeti projektin, ndërsa opozita u shpreh kundër me faktin se parlamenti është në fund të mandatit dhe masat mbrojtëse mund të ndërmerren edhe për prefektët apo për pushtetarë të tjerë lokal.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, kryeparlamentari Gjinushi, ka hasur peripeci të shumta për të risjellë në sallën e parlamentit, shumicën e deputetëve. Në këto kushte Gjinushi ka shtyrë për të hënën miratimin e kandidaturave të propozuara nga opozita, për dy vendet vakante në përbërje të Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame