Që nga 27 Shkurti i vitit 1997 qeveria e majtë e kishte braktisur thesarin e shtetit të vendosur në Krrabë. Sipas demokratëve më 7 Janar Prokurori Ushtarak Goga dhe inspektorët e rendit, kanë shkuar në vendin ku ruhej thesari i braktisur me qëllim që të akuzonin për vjedhjen e tij Partinë Demokratike. Sot lideri demokrat Berisha ka paraqitur para gazetarëve një dokument të datës 28 Korrik 1998 ku zëvëndësministri i Rendit Çano, theksonte se në vendin ku ruhet thesari nuk kishte ndriçim dhe transformatorët ishin jashtë funksioni./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame