Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike ka akuzuar sot, kryeprokurorin Arben Rakipi, ish-kryehetuesin Agim Tirana dhe shefin e SHIK-ut Fatos Klosi, për eliminimin e dëshmitarëve dhe provave të çështjes Hajdari. 30 muaj pas vrasjes së deputetit të PD, Hazem Hajdari ata po përgatisin një farsë gjyqësore, u shpreh zëdhënësi i selisë blu, Edi Paloka, në një konferencë për shtyp.

Sipas Palokës, nëpërmjet kësaj farse, ata synojnë të mbyllin pa u cenuar çështjen Hajdari. Partia Demokratike, deklaroi Paloka, zotëron të gjitha faktet dhe provat e krimit, ndaj është e bindur që kriminelët nuk mund të dënojnë dot veten. Në të njëjtën kohë, PD ka shprehur bindjen, se askush prej ekzekutorëve dhe bashkëpunëtorëve në vrasje, nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego