Kodheli: Topalli përdor nxënësit për mitingje

Mimi Kodheli: “Sot Jozefina Topalli ka mbyllur shkollat e Krujës për t’i marrë nxënësit në mitingun e saj. Ky abuzim i përditshëm me nxënësit dhe me shkollat në të gjithë Shqipërinë, tregon se sa pak dritë ka në vizionin e qeveritare të sotëm dhe se sa shuam nevojë ka Shqipëria për një politikë të re ndryshimi. Kthimi i nxënësve në një mitingash dhe i shkollës në një repart mitingashësh për fushatën e partisë në pushtet tregon se sa shumë na duhet ndarja me të shkuarën.”

PD: Akuzat e Kodhelit janë trillime

Erla Mëhilli: “ Sot zëdhënësja e Edi Ramës lëshoi sulmin e radhës ndaj kryetares së parlamentit njëherësh dhe nënkryetares së Partisë Demokratike zonjës Jozefina Topalli. Të vjen me të vërtetë keq, është e dhimbshme, kur sheh këtë zonjë se si detyrohet nga kryetari i saj të përsërisë sulmet dhe trillimet e tij. Vetëm pak ditë më parë Rama e nxori për trillimin radhës zonjën Kodheli, që ndërron emrin në çdo dekadë kundër zonjës Topalli, për centralin bërthamor në Shkodër të shpikur nga vetë ai, ndërsa sot ajo sulmon takimin në Krujë. Kryetarja e parlamentit dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike zonja Jozefina Topalli ka ndërmarrë dy vitet e fundit, turin më të madh të takimeve me gratë, për ët diskutuar mbi problematikat dhe rolin e tyre në shoqëri. Ky tur sa i domosdoshëm, njerëzor dhe emancipues ka bërë që të mbushen me vajza dhe gra të të gjitha bindjeve stadiume dhe sheshe qytetesh. Në vend se si grua të përshëndesë këtë tur, zonja Kodheli bëhet tellall i një njeriu qëndrimet brutale të të cilit ndaj grave i njeh tashëm e gjithë Shqipëria. Kryetarja e parlamentit dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike zonja Jozefina Topalli, nën moton e saj se burrat mund të jenë të majtë dhe të djathtë ndërsa gratë vetëm demokrate i thotë zonjës Kodheli se është e ftuar dhe ajo të marrë pjesë në këto takime.”/tvklan.al