Trajneri Arjan Peço, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Italisë.

Peço tha se nuk është dakord me trajnerin Silvinjo, për deklaratën se skuadra luajti mirë.

Sipas tij, kuqezinjtë ishin shumë dobët në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Italia lëshoi terren.

“Nuk jam dakord me deklaratën e Silvinjos. E Kuptoj që është trajneri i Shqipërisë dhe nuk mund të thotë se lojtarë bënë keq. Sot nuk ishte paraqitje e mirë.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët. Në pjesën e dytë Italia e hoqi pak këmbën nga gazi.

Në pjesën e dytë, kundërshtari na la të jemi në lojë. Duhet të bëjmë diçka më tepër. Kemi ardhur këtu dhe nuk kemi asgjë për të humbur. Me pjesëmarrjen tonë, ne e kemi fituar Europianin tonë. Mund të bënim më shumë. Ndeshja me Kroacinë, do të jetë shumë e vështirë, jashtëzakonisht e vështirë.”, deklaroi Peço./ tvklan.al