Kevin De Bruyne është ylli i fundit i Premier League që është subjekt i interesimit të madh nga ana e  sauditëve.

Manchester City thuhet se ka piketuar Eberechi Eze si një zëvendësues të mundshëm të Kevin De Bruyne.

De Bruyne ka lënë të kuptohet se ai do të ishte i hapur ndaj një interesimi saudit në të kaluarën, duke zbuluar se shumat e pabesueshme të parave që ofrohen mund ta tundojnë atë të largohet.

Dhe nëse 33-vjeçari largohet nga Manchester këtë verë, raportohet nga “The Mirror” se Eze do të ishte zëvendësuesi ideal i tij.

City ka pasur një interes të gjatë për Eberechi Eze të Crystal Palace, por përpjekjet e tyre të më parshme nuk u materializuan.

Eze mësohet se ka një klauzolë lirimi prej 68 milionë stërlinash për largimin nga Crystal Palace.

Tottenhami është tjetër skuadër e cila ka shfaqur interes për sulmuesin e Anglisë. Por është vështirë sipas mediave anglezes të refuzohet kërkesa shumë milionëshe e Manchester City-ti. Pep Guardiola e pëlqen shumë sulmuesin anglez pasi u mund të luajë në disa role.

De Bruyne është padyshim një legjendë në Manchester dhe Premier League, me 102 gola të shënuar dhe mbi 170 asiste të dhënë në më pak se 400 ndeshje.

/tvklan.al