Anton Gurakuqi zgjidhet kryetar i Partisë Demokristiane. Kongresi i jashtëzakonshëm i mbledhur nga kampi kundërshtar i Nard Ndokës ka marrë vendimin duke shkarkuar këtë të fundit nga funksioni i tij. Përpara mbërritjes në këtë moment Gurakuqi ka ripërsëritur edhe njëherë akuzat ndaj Ndokës.

Anton Gurakuqi: “Dikush mund të mendojë se PDK është e vogël dhe nuk ka vend për ndarje. Por ata gabohen pasi shpirti i kësaj partie është i madh. Ata gabojnë pasi me ikjen e atyre që po e kthejnë PDK-në vetëm në një vend për përfitime personale të tyre, sepse ikja e atyre që nuk kanë asnjë koncept asnjë moral, asnjë vlerë do ta bëjnë këtë parti jo vetëm më të madhe, por do ta bëjë këtë parti të denjë për emrin e vetë në politikën shqiptare.”

Organizatorët e kongresit të jashtëzakonshëm thonë, se në të kanë marrë pjesë 323 delegatë nga 401 gjithsej dhe se për Gurakuqin kanë votuar 293 prej tyre. Nga ana tjetër mbështetësit e Ndokës kanë paralajmëruar thirrjen e kongresit të 6-të në 8 maj dhe beteja e PDK në krizë është transferuar në konflikt shifrash dhe mandate të ligjshëm apo jo të përfaqësimit në kongres, çështje që me sa duket do të marrë zgjedhje nga gjykata./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi