Banorët që kërkojnë dëmshpërblim nga përmbytjet në Shkodër lanë grevën e urisë. Ka qenë kryetarit i Bashkimit të Sindikatave ai që i bindi për një ambient ku banorët të vazhdojnë grevë e urisë në kushte normale.

Gjatë natës shtatë grevistët qëndruan para Prefekturës të mbështjellë me batanije. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi i ka vizituar, ndërkohë para se ata të largoheshin.

Ata u futën në grevë urie mëngjesin e së mërkurës. Fillimisht tentuan brenda godinës së Prefekturës, por policia nuk i lejoi.

Më pas u vendosen tek sheshi para saj. Nuk dihet se çfarë ata do të vendosin në orët e mëvonshme, por aktualisht grevistët ndodhen në shtëpitë e tyre./ tvklan.al