Seriali i sukseshëm “Sulltanesha Kosem”, i cili shoqëron mbrëmjet tona prej më shumë se një viti, po shkon drejt fundit.

Nga Programacioni i Tv Klan njoftojnë se 2 episodet e fundit të serialit do të transmetohen ditën e diel, me datë 2 Dhjetor.

“Tims Production”, kompania e cila ka vendosur një standard të ri në serialet turke që me “Sulejmanin e Madhërishëm”, për realizimin e 168 episodeve të “Sulltanesha Kosem” ka sjellë sëbashku aktorët më të njohur turq.

Sulltanesha Kosem në tri periudha të ndryshme të jetës u luajt fillimisht nga grekja Anastasia Tsilimpiou, më pas nga Beren Saat dhe në fund nga Nurgul Yesilcay.

Po cili do të jetë fundi i Sulltaneshës Kosem, gruas më të fuqishme të të gjitha kohërave në lindje? Më 2 Dhjetor në orën 21:35 ndiqni episodet e fundit./tvklan.al