Ndryshimet klimatike kanë përforcuar intensitetin e përmbytjeve në të gjithë Europën gjatë ditëve të fundit.

Kjo sipas ekspertëve është në përputhje me atë që shkencëtarët  kanë parashikuar që nga vitet 1990 për një planet më të ngrohtë.

Erich Fischer, shkencëtar: Në pjesën lindore të Mesdheut dhe Detin e Zi vera ka qenë e nxehtë. Temperaturat ishin tre deri në pesë gradë më të ngrohtë se mesatarja, në disa raste edhe rekord. Faktori i dytë është se ajri në përgjithësi ishte më i ngrohtë se dikur, dhe ne e dimë se me çdo shkallë ngrohjeje atmosfera mund të marrë rreth gjashtë deri në shtatë për qind më shumë lagështi kjo me kalimin e kohës nxit shira të dendu.

Përmbytjet si pasojë e stuhisë “Boris” ka lënë gjurmë shkatërrimi nga Rumania në Poloni, dhe deri më tani kanë humbur jetën të paktën 23 persona.

Sipas ekspertëve ndryshimet klimatike po e bëjnë atmosferën më të ngrohtë , dhe në këtë mënyrë e përforcon intensitetin e ngjarjeve të tilla ekstreme të reshjeve. Shkencëtarët e klimës pritet të publikojnë një studim në ditët në vijim që do të tregoje me sakte se në çfarë shkalle ndryshimi klimatik ndikoi në këtë ngjarje të motit.

Klan News