Barazimi i kombëtares kuqezi me Kroacinë është festuar jo vetëm në Hamburg e në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Qytetarët e Kosovës mbushën sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë për të festuan rezultatin e kombëtares së zemrës.

Ndërkaq në një intervistë për Klan News, kryetari i Prishtinës Përparim Rama i dërgoi përgëzimet skuadrës shqiptare të futbollit duke thënë se ekipi ka bërë një punë të mrekullueshme. Ai u shpreh optimist edhe për ndeshjen e radhës me Spanjën, duke pretenduar për një fitore të mundshme të Shqipërisë.

“Ishte një lojë e mrekullueshme në një atmosferë edhe më të mrekullueshme këtu në qendër të Prishtinës në sheshin “Xhorxh Bush” me një numër të madh të simpatizantëve në të gjithë sheshin, Prishtinën dhe Kosovës. Djelmoshat e Shqipërisë luajtën një lojë të mrekullueshme sidomos në pjesën e parë të ndeshjes edhe pjesa e dytë. Fillimi ishte shumë dominant prej Kroacisë, por më vonë u kthyem dhe barazuam që mendoj se është një rezultat shumë fantastik për Shqipërinë. Djelmoshat e Shqipërisë janë duke bërë një punë të mrekullueshme, sot treguan shpirtin luftarak. Të gjithë duhet të jenë krenarë për performancën fantastike që patën sot dhe pres një performancë dhe një fitore ndaj Spanjës të hënën dhe i ftoj të gjithë që të kenë këtu në sheshin “Xhorxh Bush,” tha Përparim Rama. /tvklan.al