Një police 33-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Bolonja të Italisë pasi është qëlluar me armë zjarri nga kolegu i saj. Ngjarja ka ndodhur në selinë e komandës së policisë lokale të Anzola dell’Emilia.

Sapo është raportuar, policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes por nuk u arrit do që të shpëtohej jeta e saj, pasi kishte marrë një plumb në kokë.

Nuk janë bërë ende të ditura shkaqet apo dinamikat e ngjarjes. Në fillim mendoj se mund të ishte një vetëvrasje. Por sipas informacioneve paraprake është informuar se kolegu i saj ka qenë duke pastruar armën e shërbimit në momentin kur ajo është shkrepur aksidentalisht.

Në një prononcim për mediat kryetari i bashkisë së Azolas, Giampiero Veronsi tha: Është në fakt një tronditje për bashkinë tonë vdekja e një vajze 33-vjeçare nga një armë zjarri. Përballë kësaj traume, autoritet duhet të punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Motivet janë në dorë të hetuesve të cilët do të përcaktojnë edhe përgjegjësinë e fajtorit.

Policia dhe prokuroria janë duke vazhduar hetimet në dy pista kryesore, vrasje aksidentale dhe vrasje me dashje. Arma është gjetur në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe aktualisht po merren në pyetje dëshmitarët okularë dhe vetë autori.

/tvklan.al