Një tifoz i Skocisë, i cili humbi babanë e tij nga një tumor agresiv i trurit rreth 6 muaj më parë, është nisur me biçikletë për në Gjermani për të realizuar ëndrrën e të atit. Nga planet e parealizuara që i ati kishte, ishte dhe një udhëtim me të birin, Alex për të parë lojtarët e Skocisë në një turne madhor.

Babë e bir kishin ëndërruar gjithmonë për një udhëtim jashtë shtetit për të parë Skocinë në një turne madhor.

“Ne gjithmonë kemi thënë që kur mësuam se Euro do të ishte në Gjermani, do të shkonim nëse Skocia do të kualifikohej”, thotë Alex.

Epo ëndrrën për babain po e realizon i biri, Alexu 40-vjeçar që po shkon në Gjermani për Euro 2024. Në përkujtim të të atit, Alex po merr rrugë të ndryshme me biçikletë, duke bërë më shumë se 300 milje nga Edinburgu në Këln për 5 ditë.

Kësaj sfide do t’i bashkohen dhe 12 miq të tij, të cilët do të mbledhin para për kërkime për kurimin e tumorin e trurit. Ata u nisën nga “Royal Mile” të premten, dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, ata do të mbërrijnë në Këln në kohë për ndeshjen vendimtare të Skocisë kundër Zvicrës të mërkurën.

“Ai mund të kishte menduar se unë do të isha mjaft i çmendur për ta bërë këtë. Por fakti që ne kemi 12 djem të tjerë mjaftueshëm “të çmendur” për ta bërë këtë për kujtimin e tij dhe për të mirën e bamirësisë, unë mendoj se ai do të ishte mjaft i kënaqur me këtë”, tha Alex.

Ai synon të mbledhë 10,000 £ për kërkimet në lidhje me tumorin e trurit. Në Skoci, rreth 1000 njerëz çdo vit diagnostikohen me tumor të trurit ose kancer të sistemit nervor qendror./tvklan.al