Ndeshje me shumë ritëm rezultoi ajo mes Portugalisë dhe Çekisë. Skuadra e Cristiano Ronaldos vuajti deri në fund të takimit, atëherë kur Conceiçao shënoi golin e 3 pikëve me rezultatin 2-1.

Në fakt Portugalia kërkoi golin që në nisje të ndeshjes, por e pati të pamundur që të thyente mbrojtjen çeke. Portiere Stanek i mohoi golin Ronaldos, ndërsa më pas CR7 u mbulua mjaft mirë nga çekët.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 62’. Provod është futbollisti që surprizoi portugezët.

Duket se atëherë skuadra e Martinez e kuptoi se nuk do ta kishte të lehtë ndaj u hodhën në sulm për të gjetur barazimin vetëm 7 minuta më pas. Raste nga të dy krahet për shënim por pa sukses.

Në minutën e 90’, trajneri i Portugalisë bëri ndërrime dhe Conceiçao, i ardhur nga stoli shënoi golin e fitores.

Portugezët kanë 3 pikë po aq sa Turqia që dhuroi spektakël ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen më të bukur deri tani në Europian.

Tv Klan