Zlatko Dalic është prezantuar më në fund si trajneri i Dinamos për dy vitet e ardhshme. Kroati 41-vjeçar që më parë ka drejtuar Vartex dhe  Reikën ka pranuar se qëndrimi i tij në Tiranë nuk do të jetë për pak kohë. Dhe mendon të mbajë kampionen e Shqipërisë në këto nivele.

Dalic deklaroi se do t’i japë mundësinë e elementeve të rinj të ekipit të tregojnë veten e tyre. Kjo sipas tij do të ndihmonte klubin edhe nga ana ekonomike. Megjithatë trajneri Dalic mbërriti në Tiranë me dy përforcime nga kampionati kroat, sulmuesin Petriceviç dhe mesfushorin Ramadani.

Zlatco Dalic do të ketë si ndihmës Artan Mergjyshin dhe Ilir Bozhiqin, duke vlerësuar kontingjentin e tanishëm me lojtarë cilësor. Presidenti i dinamovitëve Besnik Sula  shtoi se tani e tutje kontratat e lojtarëve do të jenë afatgjata. Duke thënë se mund të ketë edhe blerje të reja.

Programi stërvitor i Dinamos do të vijojë një javë në kompleksin e saj dhe më pas do të transferohet në Mavrovë për të synuar trofeun parë të sezonit super kupën e Shqipërisë./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku