Teksa ka përfunduar edhe java e parafundit e sezonit ethet tashme kanë bërë dy ekipe Partizanin dhe Dinamon. Veç dëshirës për të fituar ndeshjen e fundit të sezonit, një prej titullarëve të Dinamos Igli Allmuça i cili është rritur në klubin e Partizanit tashmë si lojtar i klubit blu ushqen një ndjenjë  të fortë ndaj ish skuadrës së tij, por që nuk ka të bëjë aspak me dashurinë.

Igli Allmuça: “Dëshiroj shumë që ta fitoj këtë trofe dhe pikërisht kundër Partizanit për një inat personal që mund të kem me dikë. Unë me skuadrën jam larguar pa drejtësisht, pra mendoj që ka ardhur momenti edhe të hakmerrem.”

Të shtunën në ndeshjen më të madhe të sezonit Dinamo-Partizani e cila për herë të parë i ka marrë edhe shkëlqimin derbit Partizani-Tirana, është pak të thuhet se do të përjetohen emocione të veçanta.

Paulin Dhëmbi: “Do luhet një futboll dy skuadrat më në formë të kampionatit që kanë udhëhequr sezonin. Do të ketë ndoshta edhe pak tension, kjo është ndeshja që ndan sezonin. Prandaj ka një bukuri të veçantë.”

Luan Pinari: “Do të jem mjaft i gëzuar që ta fitojmë sesa ta fitojë Dinamo. Them se ky titull është me ndjenjë mjaft të madhe se do të zgjidhet vetëm ndeshjen e fundit. Jo vetëm për mua, por të të gjithë lojtarët që do të jenë atë ditë në ndeshje do të jetë një ndeshje mjaft e bukur dhe do të ngelet në historinë e futbollit shqiptar. ”

Ndërsa trajneri i Partizanit Hasan Lika ka deklaruar se kërkon me ngulm ta fitojë ndeshjen e fundit të sezonit. Për Ilir Dajën kampion me Elbasanin dy sezone më parë, kjo ndeshje ka një vlerë të veçantë.

Ilir Daja: “Për momentin do ta konsideroja ndeshjen më të rëndësishme të karrierës time, por jo të jetës time./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe