Të dielën rikthehet Superliga, ndeshja më e rëndësishme derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos. Bardh e blutë vijnë nga fitorja në fillim të javës me Milanin dhe morali është i lartë, por gjithsesi sipas trajnerit Sliskovic, derbi është gjithnjë një ndeshje që i përmban të tre rezultatet.

Ndeshjen nuk e fiton trajneri vetëm e rëndësishme është si funksionon skuadra, thotë ai. Fiton ai ekip që luan më mirë, është një ndeshje e hapur për të tre rezultatet, shpresojmë të fitojmë, sepse pas Milanit ambiciet tona, morali dhe atmosfera në klub është mjaft e mirë. Kampionati nuk fitohet kundër skuadrave të mëdha, fitohet kundër të voglave, por çdo ndeshje ka rëndësinë e vet përfundon Sliskovic.

Tirana e ka zhvilluar seancën e së premtes me dyer të mbyllura. Trajneri Blaz Sliskovic me sa duket i druhet i zbulimit të skemave nga kundërshtari i tij Slatko Dalic.

Ky i fundit e di mirë atmosferën nën klubin kundërshtar, por ka besim tek skuadra e tij se do të fitojë.

Saltko Dalic: “Shpresoj që Dinamo të luaj ashtu siç unë mendoj se duhet të luajë kundër Tiranës, në një derbi të madh dhe tradicional në kampionatin shqiptar. Nëse do të jetë kështu atëherë do të fitojmë.”

Dalic largohet duke mos dashur të flasë për humbjen, ndoshta i trembet një rezultati të tillë. Por ndoshta shpreson që të dielën skuadra e tij të fitojë për të mbrojtur titullin kampion./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe