Temperaturat e larta nuk e kanë penguar Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Opozitën të zhvillojnë protestën e 13-të përpara Bashkisë së Tiranës.

Ashtu si në protestat e javëve të kaluara, edhe kësaj here nuk kanë munguar mjetet piroteknike dhe molotovët në drejtim të godinës së bashkisë.

Nga forca e shpërthimit të molotovëve që protestuesit hidhnin, një prej punonjësve të policisë ka rrezikuar të dëmtohet në këmbë.

Protesta e kësaj të premte ka zgjatur rreth 60 minuta, me përfaqësuesit e opozitës që tubimin e javës e paralajmëruan javën e ardhshme.

Kjo ishte e 13-ta protestë e mbajtur përpara Bashkisë së Tiranës, me opozitën dhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që kërkojnë doreheqjen e kryebashkiakut Erion Veliajt.

Tv Klan