Rikthehen protestat në qytetin veriorë të Kosovës Mitrovicë. Ndryshe nga herët e mëparshme kur serbët protestonin kundër pavarësisë së Kosovës, ditën e enjte shkaku i protestës ka qenë nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Serbisë dhe Bashkimit Europian. Në qendër të kritikave të protestuesve ka qenë presidenti aktual serb Boris Tadic, i njohur për frymën pro evropiane ndryshe nga kryeministri Vojislav Koshtunica, i cili e ka konsideruar MSA-në si një marrëveshje ilegjitimi në këmbim të pavarësisë së Kosovës.

Koshtunica ka paralajmëruar se marrëveshja do të bllokohet në parlament. Protestuesit kanë ndjekur flamurin amerikan dhe portretin e presidentit Tadic. Ata hidhnin parulla “EULEX shko në shtëpi” dhe “Nuk duam anëtarësim në NATO dhe BE”. MSA mes Serbisë dhe BE u nënshkrua 2 ditë më parë në Luksemburg./tvklan.al