Lajme Arkiva 2003

Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate thanë se kanë arritur mirëkuptimin për aleancën zgjedhore ndërsa kryetari Socialdemokrat Skënder Gjinushi tha se nuk shfrytëzon problemet e Partisë Socialiste Nano thotë se po shfrytëzon problemet e krahut tjetër.

Skënder Gjinushi: Ato janë probleme të Partisë Socialiste dhe kur synohet të bashkëpunoj PS-ja me PSD-në kuptohet që e majta të jetë sa më e bashkuar dhe për pasojë patjetër që PS-ja do të jetë sa më unik.

Fatos Nano: Po shfrytëzojmë bashkërisht problemet e brendshme të krahut tjetër.

Gjinushi u shpreh se ka kërkuar 25-30 njësi zgjedhor dhe se është arritur bashkëpunimi për një sërë pikash. Nano tha nga ana e tij se ky bashkëpunim është arritur pas një pune të përbashkët disa mujore.

Fatos Nano: Ky raund negociatash afër marrëveshjes, afër konkludimit vjen pas tre muajsh pune të përbashkët ku të gjitha strukturat tona kanë shkëmbyer informacionin e nevojshëm politik dhe elektoral në të gjithë territorit dhe prandaj nuk është një lojë e një anshme  dhe as e panjohur për asnjërin prej nesh që njëra palë bën propozime që pala tjetër do i pres në një mënyrë të caktuar.

Skënder Gjinushi: Besojmë se sot është arritur bashkëpunimi, ose është rënë dakord për një seri pikash është folur dhe për emra konkret ku në përgjithësi u fol për kriteret e bashkëpunimit edhe për pikat konkrete ku do të kandidojë Partia Socialdemokrate. Kuptohet pastaj pjesa tjetër Partia Socialiste do të ketë pjesën kryesore të kandidimeve.

Të mërkurën fillojnë negociatat ndërmjet socialistëve dhe Partisë së Bashkimit e të Drejtave të Njeriut./tvklan.al