Fati i drejtimit të Beogradit mesa duket do të vendoset të mërkurën. Partia Socialiste e ish-presidentit Slloodan Milloshevic do të jetë sigurisht protagoniste e fortë e qeverisjes në kryeqytetin serb pasi ka vendosur të firmosë marrëveshjen me radikalët dhe nacionalistët.

Takimi mes përfaqësuesve të 3 partive do të zhvillohet në restorantin “Tarraca Kalendanska”. Ky takim pason marrëveshjen parazgjedhore politike sipas të cilës, zgjedhja e kryetarit të bashkisë nuk bëhet drejtpërdrejt nga populli.

Edhe pse partia e Milloshevicit pranoi të bëhej pjesë e koalicionit  me radikalët dhe nacionalistët ende nuk ka një emër për kryetarin e bashkisë së Beogradit, post i cili mbetet më i rëndësishmi për sa i përket qeverisjes vendore. Megjithatë bashkëqeverisja e Beogradit nga socialistët e Sllobos nuk është një garanci finale se kjo pati do t’i bashkohet këtij koalicioni për të krijuar dhe qeverinë me bazë të gjerë të Serbisë.

Liderët e kësaj partie deri më tani nuk kanë vendosur se me cilin kah politik do të krijojnë koalicionin qeveritar, me nacionalistët dhe radikalët apo demokratin Boris Tadic./tvklan.al