Mimi Kodheli: “Partia Socialiste e Shqipërisë i fton të gjithë qytetarët që në këtë manifestim për sigurinë dhe drejtësinë që do të zhvillohet sot në orën 18 në sheshin “Skënderbej” të jenë të gjithë. Në sytë e Shqipërisë që kërkon drejtësi, siguri dhe shpresë kjo qeveri është njësuar me korrupsionin dhe padrejtësitë. Sot e 6 muaj nga tragjedia e Gërdecit, kur populli i tërë kërkon me padurim të dijë jo vetëm kush qëndron pas shpërthimit të 15 marsit, por edhe se si është e vërteta e vdekjes së dëshmitarit kyç të Gërdecit. Ne ftojmë qytetarët në orën 18 për të manifestuar me një zë të vetëm.”/tvklan.al